16:13 / E Martë, 21 Shtator 2021 / C E

Messi do të mungoj në ndeshjen e radhës, shkaku i një lëndimi

Paris Saint-Germain do të jetë pa Lionel Messin në ndeshjen ndaj Metzit, të mërkurën nga ora 21:00.

Messi iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lëndim në gjurin e tij të majtë.

Gjashtë here fituesi i Topit të Artë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore brenda 48 orëve, dhe, ndërkohë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos në ndeshjen e mesjavës.

Në tri ndeshjet që luajti, ai nuk arriti të shënonte apo asistonte, duke mos pasur një nisje të mbarë të aventurës së tij të re.

Lionel Messi ishte zëvendësuar në ndeshjen e fundit kundër Lyonit nga trajneri i Paris Saint Germain.

Messi e ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me vendimin e Pochettinos, duke refuzuar t’ia jap dorën atij.