75 Mall Live Search
09:53 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Messi do të nënshkruajë kontratën më të madhe në historinë e sportit

Lionel Messi nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në, por as nuk do të kthehet në Barcelonë. Klubi nga “Nou Camp”, pavarësisht dëshirës së madhe për ta rikthyer argjentinasin në radhët e veta, nuk ka para për të financuar një projekt të tillë.

Sipas mediave spanjolle, Messi vendimin për të ardhmen e tij do ta marrë javën tjetër. Në këtë moment, ai, i ka dy opsione, të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite apo në SHBA.

Al Hilal i ofron argjentinasit kontratën më të vlefshme në historinë e sportit. Nëse e pranon ofertën, Messi do të arkëtojë 1.2 miliardë euro për dy vjet.

Në anën tjetër, David Beckham dhe klubi i tij Inter Miami nuk mund t’i ofrojnë një rrogë të tillë, por i ofrojnë disa përfitime të tjera, që ai të fitojë përmes projekteve të ndryshme në të cilat do të përfshihej në rast se do të shkonte në ligën amerikane MLS.