75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / C E

Messi: Dua të luaj në Amerikë, asnjëherë në Atletico ose Real Madrid

Në një intervistën e gjatë të dhënë për La Sexta, Lionel Messi, ka folur për shumë argumente, duke prekur çdo gjë, nga fusha dhe jashtë saj.

Ylli argjentinas, ka folur edhe për fundin e sezonit të kaluar kur dëshironte të largohej nga Barcelona.

Messi ka thënë se një ditë dëshiron të luajë në Amerikë, derisa ka hedhur poshtë mundësinë që të transferohet në Real Madrid ose Atletico.

 “Unë e dua Barcelonën, është jeta ime. Unë kam një histori dashurie me Barçan, ajo më dha gjithçka.”

Unë e di që klubi po kalon një moment të vështirë, kaq të vështirë … dhe do të jetë e vështirë të kthehemi atje ku ishim dikur.”

 “Kam kaluar tërë vitin duke i thënë Bartomeut se doja të largohesha nga Barcelona. Por presidenti gjithmonë thoshte ‘Jo’.  Burofaxi ishte një mënyrë për ta zyrtarizuar atë.  Mendova se kisha përfunduar një cikël. Kisha nevojë për një ndryshim. Doja të shkoja, cikli i Barçës mbaroi.”

 “Ajo që ndodhi me Luis Suarezn te Atlético ishte … e çmendur! Ai u largua falas, duke paguar vitet e mbetura të kontratës së tij dhe ai u bashkua me një ekip që luftonte për të njëjtat objektiva si ne. E pabesueshme ”.

 “Të largohesh falas verën e kaluar?  E dija që nëse do të shkonim në gjyq, do të kishim fituar. Jo vetëm një avokat më tha këtë, shumë e bënë. Por unë nuk doja të largohesha nga Barça në atë mënyrë … ”.

Manchester City dhe Guardiola: “Nuk e di se sa ishte biseda ime e fundit me Pep Guardiola, por ne flasim. Ne nuk flasim nëse do të takohemi përsëri. Për mua Pep është më i miri, ai ka diçka të veçantë.”

 “Unë nuk jam duke negociuar si agjent i lirë me ndonjë klub. Siç e thashë, nuk kam asgjë të qartë deri në fund të sezonit. Le të shohim se si e bëjmë këtë sezon dhe çfarë do të ndodhë. Neymar? Sjellja e Neymarit në Barça do të ishte kaq e shtrenjtë … ”.

“Do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara një ditë, gjithmonë ka qenë një nga ëndrrat e mia … por nuk e di nëse do të ndodhë!

“Unë nuk do të bashkohem me Real Madridin ose Atlético Madridin. Është absolutisht e pamundur. Nuk e di nëse do të largohem nga Barça, do të flas për të në fund të sezonit. Shpresoj të jem pjesë e Barcelonës si klub edhe kur të pensionohem ”.