Messi e fiton për herë të gjashtë “Këpucën e artë”
Leo Messit i është dhuruar çmimi prestigjoz “Këpuca e artë”, si golashënuesi më i mirë në Evropë sezonin e kaluar.
Messi, që e fitoi “Këpucën e artë” për të gjashtën herë në karrierë, sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në ligat e Evropës – gjithsej 36 gola.
Me 36 golat e tij që i shënoi edicionin e kaluar në La Liga, 32-vjeçarin e ndiqte Kylian Mbappe i PSG-së, me 33 gola.

Ylli i Barcelonës bëhet kështu lojtari që ka fituar këtë trofe më së shumti herë, duke e lënë prapa Ronaldon me katër.
?Thiago and Mateo both fight over who holds the #GoldenShoe with #Messi pic.twitter.com/7xrHr1Qez7
— 2008 Barça?❤️ (@PepStyle_Barca) October 16, 2019
Në sezonin 2011/12, kur e fitoi këtë trofe për herë të dytë, Messi vendosi rekord të 50 golave brenda një sezoni. Ndërkaq, ai trofeun e ka fituar në sezonet 2009/10, 2011/12, 2012/13, 2016/17, 2017/18 dhe 2018/19.
Fillimisht e prezantuar nga revista L’Equipe, çmimi tani dhurohet nga ESM (European Sports Media) – një shoqatë e mediave të futbollit që përfshijnë Marcan, La Gazzetta dello Sport dhe kicker – që nga sezoni 1996/97.