Messi e konfirmon se s’do bëhet kurrë trajner në të ardhmen
Lionel Messi ka dhënë një intervistë kohët e fundit për mediat e huaja.
Ylli i Inter Miamit mori disa pyetje interesante, të cilave iu përgjigj shumë shpejt, shkruan Indeksonline
Fillimisht, lojtari i Kombëtares së Argjentinës u pyet nëse dëshiron të fitojë një Kupë Bote apo një “Top të artë”.
🚨👀 Leo Messi: “Another World Cup or another Ballon d’Or? Another World Cup”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 12, 2025
“Be a club owner or manager? I’d say club owner”. pic.twitter.com/Una76v9PeW
Ai u përgjigj: Një tjetër Kupë të Botës.
Pyetja tjetër ishte nëse Messi preferon të bëhet trajner apo pronar i një klubi.
Përgjigjja e tij ishte: Do të thoja pronar.
Kjo ka lënë të kuptojmë se Messi nuk dëshiron kurrë të bëhet një trajner futbolli në të ardhmen./Indeksonline/

