Messi e Ronaldo në Inter Miami? Beckham ka për të thënë diçka

David Beckham po përgatitet për sezonin e ri të MLS me Inter Miamin dhe shpreson se puna e tij ta joshë, Leo Messin e Cristiano Ronaldon.
Mesfuhsori fantastik i Anglisë dhe trajneri i Miamit nuk e përjashton mundësin e transferimit të Messi te Ronaldos në ekipin e tij, shkruan IndeksOnline
“Unë kam thënë që nga dita e parë që sistemi ynë i akademisë është një pjesë masive e këtij klubi dhe ne mund të sjellim lojtarë të dëshmuar,” tha ai.

“Ne tashmë kemi lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Blaise Matuidi që shtojnë shkëlqimin, por gjithashtu duke punuar ne duam të kemi mundësinë për të sjellë disa emra të shkëlqyeshëm.
“Leo dhe Cristiano janë përmendur, ata kanë qenë në krye gjithmonë dhe kanë qenë më të mirët për 15 vitet e fundit për shkak të punës së tyre të palodhur.