Messi e zgjedh golin më të mirë të karrierës, është nga një finale e madhe

Lionel Messi ka shënuar plot 885 gola në karrierën e tij, por këtë verë iu kërkua të zgjidhte vetëm një.
38-vjeçari vendosi për një nga golat ikonikë të hershëm të karrierës së tij të lavdishme.
Këtë javë, Messi konfirmoi se paraqitja e tij për Argjentinën ishte e fundit në një ndeshje zyrtare në tokën argjentinase. Shumëkush kishte pritur që ai të vazhdonte së paku deri në Kupën e Botës verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në atë ndeshje, ai realizoi dy gola për ta shënuar momentin.
Duke qenë se kishte pritur kaq gjatë për ta ngritur trofeun, nuk do të ishte befasi sikur Messi të kishte zgjedhur një nga golat e tij në finalen e Kupës së Botës 2022 me Argjentinën. Mirëpo, ai preferoi një sukses më të hershëm, ndoshta ndeshjen ku e shpalli veten në skenën e madhe.
“Për shkak të momentit, për shkak të domethënies, sepse e kurorëzoi një vit të paharrueshëm… për mua është më i rëndësishmi nga të gjithë,” u shpreh Messi, duke folur për golin me kokë ndaj Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve 2009 në Romë.
Arsyeja pse Messi u ul për të zgjedhur golin e tij të preferuar lidhet me projektin bamirës “A goal in life”. Artisti Refik Anadol do ta shndërrojë këtë gol në një vepër arti, ndërsa fondacioni i klubit Inter Miami do ta nxjerrë atë në ankand, me të ardhurat që do të shkojnë për bamirësi, sipas RAC1.