Messi edhe mbrëmë luajti “maca – miu” me Casemiron
Argjentina u mposht mbrëmë nga Brazili me rezultat 2-0 dhe humbi mundësinë të kapte finalen e Kupës së Amerikës.
Ndoshta rezultati nuk ishte aq real me paraqitjen e mirë të kombëtares “albiceleste”. Raste, driblime dhe penallti të padhëna, ishin fjalët kyçe, të cilat përshkruajnë kombëtaren e Argjentinës.
Messi dështoi sërish, por në fushën e lojës dhuroi magji me lëvizjet e tij. Mes dy lojtarëve argjentinasi, lëvizi shumë bukur dhe shpejtë disa herë duke lodhur lojtarët kundërshtar.
Kjo video po qarkullon në internet dhe tregon më së miri aftësitë teknike të “pleshtit”, i cili me kombëtaren nuk e ka fatin me vete. /IndeksOnline/