75 Mall Live Search
15:08 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Messi edhe në stërvitje është i jashtëzakonshëm

Ylli argjentinas duket se e ka nisur më i karikuar se kurrë vitin e ri kalendarik. Në seancën e parë stërvitore për këtë vit, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar një gol të paparë, aq sa Arturo Vidal mbeti me gojë hapur dhe nuk e besoi.

Argjentinasi, zakonisht nuk na kënaqet me këtë lloj goli (në stërvitje), por bëri një përjashtim për të gjithë tifozët, që shkuan për ta parë trajnimin e parë të Barcelonës këtë vit. Një “dhuratë” e mahnitshme për ta.