75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 20 Gusht 2023 / AR

Messi edhe zyrtarisht është lojtari më i dekoruar në histori

Ylli argjentinas udhëhoqi klubin e tij të ri, Inter Miamin drejt trofeut të parë në histori të klubit.

Me këtë trofe, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u bë futbollisti me më së shumti trofe në botë, 44 gjithsej.Messi realizoi një super gol për të kaluar ekipin e tij në epërsi, por rezultati u barazua nga Picault.

Ndeshja më pas shkoi në penallti, ku u ekzekutuan gjithsej 22 sosh.

Inter Miami fituan me rezultatin 10-9, ndërsa Messi fitoi dy çmime tjera, lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë.

Në shtatë ndeshjet e Kupës së Ligës, Messi realizoi 10 gola dhe një asist, duke qenë më meritori për këtë sukses të Inter Miamit.