Messi: Fëmijët e mi qanin kur unë u tregova se po largohem nga Barcelona

Leo Messi dhe zyrtarisht është pjesë e Barcelonës së paku edhe për një vit.
Këtë e ka konfirmuar vet argjentinasi, përmes një interviste ekskluzive dhënë për faqen më të madhe të sportit në botë, “GOAL”, përcjellë Indeksonline
Ai tha se nuk do të shkonte kurrë në gjyq me skuadrën e zemrës.
“Unë kurrë nuk do të shkoja në gjyq kundër klubit të
zemrës sime, prandaj do të qëndroj te Barcelona”, tha Messi për “GOAL”.
Ndërkaq, “jashtëtokësori” tregoi edhe se si fëmijët e tij qanin kur argjentinasi i tha se po largohet nga Barcelona.
“Kur i tregova dëshirën time për t’u larguar gruas dhe fëmijëve të mi, ishte një dramë e vërtetë, ata filluan të qanin”, vazhdoi ai.
“Mua tashmë me duhet të luajë për Barcelonën, pasi presidenti me tha se klauzola ime e largimit është 700 milionë euro”, përfundoi ai. /IndeksOnline/