Messi: Fitorja sa vjen e vështirësohet, në “Bernabeu” për fitore
Lionel Messi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 4-2 të Barcelona-s ndaj Sevilla-s. Ai ka shënuar tre gola, tripleta e 50-të në karrierë, pikërisht ndaj Sevilla-s, ekipit që i ka shënuar 36 gola në 35 ndeshje.
50 – Messi has scored his 50 hat-trick in his career, 44 for Barcelona, six for @Argentina. Legend. pic.twitter.com/MeupYPPCds
— OptaJose (@OptaJose) February 23, 2019
Pas sfidës, ai ka folur për shtypin spanjoll.
“Edhe sikur të mos kishim fituar nuk do të ishte vendimtare, por ishte e rëndësishme të merrnim tre pikët dhe të vazhdonim të distancoheshim nga rivalët.
Fitorja sa vjen e vështirësohet. Jemi të lumtur që largohemi me këtë rezultat të madh.
Ecuria e keqe? Nuk mund të luajmë gjithmonë në të njëjtin nivel. Nuk po luanim futboll të bukur, por sot kemi bërë shumë mirë duke përmbysur.
Kur ndeshja bëhet e rrjedhshme, atëherë vijnë edhe golat. Të gjithë kompeticionet po i marrim seriozisht.
Është shumë e vështirë të luash ndaj Real Madridid në Bernabeu, por do të shkojmë për të fituar, siç bëjmë kudo që shkojmë.,” e mbyll Messi duke folur për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Copa del Rey.
(VIDEO) Lionel Messi was directly involved in all four Barcelona goals vs. Sevilla today:
— Enzio Houwaart (@EnzioHouwaart) February 23, 2019
26' ⚽️
67' ⚽️
85' ⚽️
90' ?️ pic.twitter.com/gpD23Wg3oX