75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / C E

Messi fitues i Topit të Artë? Reagon ‘France Football’

Redaktori i revistës franceze France Football, Pascal Ferre, i ka quajtur broçkulla thashethemet se Lionel Messi është njoftuar tashmë se ka fituar Topin e Artë 2021.

Topi i Artë nuk u nda vitin e kaluar, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në kalendarin sportiv, por çmimi më prestigjioz individual do të ndahet më 29 nëntor.

Sulmuesi i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain Messi shihet si favoriti kryesor dhe së fundmi disa mediume të ndryshme botërore sugjeruan se ai është zgjedhur si fitues tashmë.

Por France Football, e cila e ndan këtë çmim, ka këmbëngulur se fituesi nuk është përcaktuar ende.

Ferre ka thënë për gazetën gjermane Bild se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Ne i kemi parë shumë broçkulla në 10 ditët e fundit. Mashtrim i madh”, tha Ferre.

Një emër tjetër i përfolur se mund ta fitoj Topin e Artë këtë vit është edhe Robert Leëandoëski, i cili edhe vitin e kaluar ishte një ‘makineri’ por fati nuk ishte me të.