75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 26 Qershor 2022 / C E

Messi fle gjumë në orën 18:09, Suarez e nxjerr në rrjetet sociale

Luis Suarez dhe Leo Mesi vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre në ishullin e Ibizës me familjet e tyre përkatëse.

Miqësia mes të dyve është aq e madhe, sa që ata janë gjithmonë bashkë. Kjo edhe pse bashkëshortet e tyre janë shoqe të ngushta.

Ndërkohë që së fundmi, një foto gazmore, e postuar nga sulmuesi uruguaian është duke bërë xhiron e mediave botërore.

Suarez ka kapur “Pleshtin” duke fjetur,  moment të cilin e ka përjetësuar me një foto që ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku ka shkruar: “A të zë gjumi babi? Është ora 18:09 , çmenduni!”.