75 Mall Live Search
19:40 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Messi flet për Mane në lidhje me rënditjen për topin e artë, e quan turp këtë gjë

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi ka thënë se është turp që sulmuesi i Liverpool, nuk përfundoi më lartë por vetëm në vendin e katërt në rënditjen e Topit të Artë.

Messi beson se Mane është lojtar mjaftë i mirë mirëpo i pafat ‘Është turp ta shohësh që Mane ka përfunduar në vendin e katërt’.

‘Mendoj se ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm këtë vit. Kjo është arsyeja se pse ishte e vështirë ta zgjedhësh një lojtar si më të mirin. Por un zgjodha Sadio Mane sepse ai është një lojtar që më pëlqen’, tha Lionel Messi.

Mane e përfundoi sezonin 2018/19 në ligën angleze si golashënuesi më i mirë po ashtu edhe në këtë sezon ai është duke kaluar një formë të mirë pasi që ka shënuar 9 herë dhe ka asistuar katër herë.

/Indeksonline/.