75 Mall Live Search
20:58 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Messi flet për Neymar

Leo Messi ka folur në lidhje me dështimin e Barcelonës për të në nshkruar me të.

Ai tha se nuk ndjehet i zhgënjyer që një transferim i tillë nuk ka ndodhur edhe pse një lëvizje e tillë do t’i kishte pëlqyer jashtë mase argjentinasit.

” A kam biseduar me Neymar? Unë nuk kam folur me të më pasi e gjithë kjo ka përfunduar. Unë u lëndova, ai filloi të luante. Ajo që kam ditur deri atëherë, është se ai ishte shumë i emocionuar për të ardhur në Barcelonë.”

” Ne nuk e kemi pyetur klubin për të nënshkruar Neymar. Ne kemi dhënë mendimin tonë në të njëjtën mënyrë që ka ndodhur me Griezmann apo lojtarë të tjerë që kanë ardhur.”

” I dëshpëruar që Neymar nuk është kthyer? Jo i zhgënjyer. Do të më kishte pëlqyer të vinte, por siç thashë më parë, kemi një skuadër spektakolare që mund të fitojë gjithçka pa të, gjithashtu.”

” Unë do të kisha dashur që Neymar të kthehej. I kuptoj njerëzit që ishin kundër tij. Dhe është normale për gjithçka që ka ndodhur, si ka ikur dhe si na ka lënë.”

” Me sa di unë, Ney me të vërtetë donte të vinte. Unë gjithashtu e kuptoj se është shumë e vështirë për të negociuar me PSG” – ishin fjalët e yllit të Barcelonës./Indeksonline/