Messi flet për Ronaldon: Nuk jemi miq, por e respektojmë njëri-tjetrin

Lionel Messi si rrallë herë ka folur për rivalin e tij, Cristiano Ronaldon.
Pas fitores së Inter Miamit mbrëmë ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube, ylli argjentinas dha një koment në lidhje me miqësinë me yllin e Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline
Ai tha se nuk janë miq, sepse nuk qëndrojnë së bashku – por që e respektojnë njëri-tjetrin.
“Kam respekt dhe e admiroj Cristiano Ronaldon. Për karrierën që ka pasur dhe vazhdon të ketë. Ai ende po luan në nivele të larta.
“Gara mes meje dhe atij ishte në fushë. Të dy kemi dashur gjithmonë të bëjmë më të mirën për skuadrën. Gjithçka qëndron në fushë.
“Jashtë fushës, ne jemi dy djem normal. Ne nuk jemi shokë sepse nuk shpenzojmë kohë së bashku, por ne gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin me gjithë respektin”, u shpreh Lionel Messi
Kujtojmë që mbrëmë Messi shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për t’ia dhënë tri pikë të mëdha Inter Miamit në Kupën e Botës për Klube./Indeksonline/