75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 19 Korrik 2020 / C E

Messi, goleadori i La Ligas për herë të shtatë në karrierë

Me ndeshjet e sotme ka përfunduar edhe sezoni 2019/20 i La Ligas, me Real Madridin kampion për herë të 34-të në histori.

Lionel Mesi është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i ligës spanjolle për herë të shtatë në karrierë.

Argentinasi ka shënuar 25 gola këtë sezon duke lënë mbrapa me katër gola Karim Benzeman.

I treti renditet Moreno i Villarrealit me 18 gola derisa Suarez në vendin e katërt me 16 gola. /IndeksOnline/