75 Mall Live Search
17:39 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Messi historik, shpallet “MVP” në MLS për të dytin vit radhazi

Lionel Messi ka arritur më në fund të shpallet kampion në SHBA.

Ai së bashku me Inter Miamin, arriti të fitonte titullin e MLS pas fitores 3-1 ndaj Vancouver Whitecapsit.

Dhe për këtë, “La Pulga” u shpërblye ku tashmë ka marrë çmimin e “MVP” të kësaj lige, për të dytin vit radhazi.

Këtë sezon, argjentinasi ka shënuar 43 gola me Inter Miamin dhe ka dhuruar plot 28 asiste me skuadrën rozë./IndeksOnline/