Messi hyn në histori, thyen rekordin e Peles

Lionel Messi ka hyrë në histori të futbollit.
Me golin e shënuar mbrëm ndaj skuadrës së Lensit, ”pleshti”, ështtë bërë lojtari me më së shumti kontribute në gola (gola+asiste) në histori të futbollit në nivel klubesh duke e kaluar edhe legjenden braziliane, Pele, shkruan IndeksOnline.
Messi ka arritur shifrën prej 1004 gola+asiste, derisa Pele kishte 1003 gola+asiste.
35-vjeçari deri më tani këtë sezon ka shënuar 20 gola me PSG-në, duke dhuruar edhe 18 asiste./IndeksOnline/