75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Messi i jep lamtumirën PSG-së

Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën skuadrës dhe tifozëve të PSG-së.

Ai gjatë një interviste për ES konfirmoi largimin nga klubi parisien, shkruan IndeksOnline.

“Jam i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj PSG-në – Më ka pëlqyer shumë të luaja në këtë ekip dhe me lojtarë kaq të mirë.

Dua të falënderoj klubin për një eksperiencë të mrekullueshme në Paris.”, ka thënë Messi.

Ende nuk dihet e ardhmja e Messit, me Barcelonën, Inter Miamin dhe Al Hilal që dëshirojnë transferimin e tij./IndeksOnline/