10:23 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Messi, i ka heshtur të gjitha stadiumet e La Ligës

Lionel Messi mbrëmë shënoi golin e vetëm në fitoren minimale të Barcelonës në Wanda Metropolitano kundër Atletico Madridit.

Me golin e realizuar mbrëmë, tashmë ylli argjentinas ka shënuar në të gjithë stadiumet e La Ligas.

20 stadiumet e La Ligas janë heshtur të paktën një herë nga Leo Messi.

(Camp Nou, Son Moix, Balaídos, C de Valencia, Sánchez-Pizjuán, El Sadar, Alfonso Pérez, Mestalla, Bernabéu, Zorrilla, Est. de la Cerámica, Villamarín, Anoeta, N Los Cármenes, RCDE Stad., San Mamés, Ipurua, Butarque, Mendizorroza, Wanda Metropolitano).

Sonte Messi do të mësojë nëse do të zgjidhet futbollisti më i mirë në Botë. /IndeksOnline/