Messi i kërkon Barcelonës që t’i transferojë këta tre futbollistë
Barcelona është në presion nga ylli i po kësaj skuadre, Lionel Messi pasi që futbollisti i ka kërkuar katalunasve që t’i transferojnë tre futbollistë të ri.
Neymar është emri i parë në listë i dërguar në bord nga Messi. Anësori i Paris Saint-Germain ishte afër kthimit në Camp Nou këtë verë, por kjo nuk u arrit. Messi dëshiron që Neymar të kthehet në klub me çdo kusht gjatë verës së ardhshme.
Joshua Kimmich është një tjetër lojtar që është sugjeruar nga Messi. Ai beson se Kimmich do të ishte ideali i plotë për ta por Bayern Munich sigurisht që do të vendosë një çmim të lartë për të.
Në fund, Messi i ka kërkuar bordit të Barcës që ta transferojë futbollistin e Interit, Skriniar. Ai ishte një nga mbrojtësit më të kërkuar gjatë verës, por qëndroi te Interi./Indeksonline/.