Messi i lumtur për golin: Ishte një natë perfekte

PSG fitoi ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golin e parë me fanellën parisiene e gjeti edhe Lionel Messi, shkruan Indeksonline.
Ylli argjentinas realizoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës pas një kombinimi perfekt me Mbappe.
JUST LISTEN TO THE ROAR THAT COULD BE HEARD ALL OVER PARIS
— mx (@MessiMX30i) September 28, 2021
Notice how Messi instantly points to Mbappé who provided the brilliant assist 🔥 pic.twitter.com/aa5n6FAtaq
Messi është shprehur shumë i lumtur për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij ndaj ish-trajnerit, Pep Guardiola.
“Ishte një natë perfektë kundër një kundërshtari të madh. Për ne, ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë lojë pas barazimit në Brugge”, ka thënë Messi për Canal+.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar. Nuk kam luajtur shumë kohëve të fundit, kisha luajtur vetëm një lojë këtu. Po përshtatem pak nga pak. Ajo që është e rëndësishme është të vazhdojmë të fitojmë”.
“Marrëdhënia jonë do të bëhet më e mirë me çdo lojë. Ne të gjithë duhet të rritemi së bashku, të rrisim nivelin tonë të lojës. Ne duhet të vazhdojmë”.

“Ne fituam një lojë shumë të rëndësishme kundër një rivali shumë të madh, i cili ishte në finale vitin e kaluar. Ne duhet të vazhdojmë të përparojmë, të përmirësojmë shumë gjëra për të ardhmen”, përfundoi gjashtë herë fituesi i Topit të Artë. /IndeksOnline/
