75 Mall Live Search
08:22 / E Diele, 04 Maj 2025 / L A

Messi i pandalshëm, shënon një supergol në MLS

Inter Miami ka shënuar një fitore bindëse ndaj NY Red Bulls në ndeshjen e Konferencës Lindore.

Dhe në këtë ndeshje ndodhi po i njëjti skenar, me Lionel Messin që shënoi një supergol me anë të volley.

Goli i kësaj ndeshje për Messin, është i 4-ti në MLS dhe i 859-ti në karrierë.

Përveç tij shënuan edhe Picault, Weigandt dhe Luis Suarez, ndërsa për mysafirët shënoi Choupo-Moting.

Me këtë fitore Inter Miami ngjitet në pozitën e 4-të në Konferencën Lindore, ku ka gjithsej 21 pikë, ndërsa NY Red Bulls në pozitën e 9-të me 15 pikë./IndeksOnline/