Messi i përgjigjet Ronaldos: S’kam nevojë të ndryshoj ligë, jam në ekipin më të mirë në botë
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka qeshur në lidhje me komentet e Ronaldos me ftesën që portugezi i kishte bërë për t’u bashkuar atij në Serie A.
Pranimi i sfidës së Ronaldos për t’iu bashkuar në futbollin italian?
“Nuk kam nevojë për ndonjë ndryshim”, ka thënë ylli i Barcelonës duke iu përgjigjur tutje rivalit të tij: “Unë jam në ekipin më të mirë në botë, nuk kam nevojë të ndryshojë ekipin apo ligën për të vendosur sfida të reja. Unë jam në shtëpi dhe nuk kam nevojë të ndryshoj skuadër”.
Ronaldo ditë më parë i kishte bërë ftesë Messit që të pranojë sfidën dhe t’i bashkohet atij në kampionatin italian të futbollit.
“Unë kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai ende është në Spanjë. Ndoshta ka nevojë për më shumë. Për mua, jeta është një sfidë, e pëlqej dhe më pëlqen që t’i bëj njerëzit e lumtur. Do të doja që një ditë Leo të vijë në Itali sic kam bërë unë dhe ta pranojë sfidën”, kishte deklaruar Ronaldo. /IndeksOnline/