Messi i tregon De Geas kush është shefi, Barca në gjysmëfinale
Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra katalonase ka mposhtur Manchester United në “Camp Nou” me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të çerekfinales (4-0 rezultati i përgjithshëm).
Barca kaloi në epërsi në minutën e 16-të pas një supergoli të Lionel Messit. Argjentinasi pasi kaloi për mrekulli një kundërshtar bëri një supergjuajtje nga distanca, shkruan Indeksonline.
Messi realizoi edhe golin e dytë në minutën e 20-të të ndeshjes. Ai kësaj radhe bëri një gjuajtje të lehtë por që ishte shumë e komplikuar për De Gean.
Goditjen përfundimtare e dha Philippe Coutinho me një gol të bukur në minutën e 61-të të ndeshjes.
Barca në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Liverpool – Porto me 30 prill. /IndeksOnline/