Messi – njeriu i ndeshjes mbrëmë, shumë larg të tjerëve

Barcelona mbrëmë fitoi ndaj Leganesit dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Futbollistët e Setienit më në fund bindën me lojën e tyre, duke e deklasuar Leganesin me rezultat 5:0.
Messi me dy gola dhe Lenglet, Griezmanni e Arthuri me nga një kompletuan një mbrëmje fantastike për blaugranët.
Argjentinasi, Lionel Messi ishte më i vlerësuari i ndeshjes me dy gola dhe një asistim, shkruan Indeksonline.
Sipas Sofascore, ai mori notën 9.7 duke lënë shumë mbrapa lojtarët tjerë.
Pas Messit, më i vlerësuari ishte qendërmbrojtësi Clement Lenglet me 8.3./Indeksonline/
