Messi ishte shumë afër të bashkohej me Mourinhon, për 250 milionë euro

Gjatë kësaj vere, Lionel Messi, ishte shumë afër të largohej nga Barcelona pas pakënaqësisë që pati me drejtuesit e klubit.
Por kjo nuk ishte hera e vetme kur argjentinasi tentoi të largohej nga Camp Nou.
Sipas Di Marzios, në vitin 2014, Messi ishte në kontakte të vazhdueshme me Mourinhon për të kaluar te Chelsea.
Blutë ishin të gatshëm të paguanin atëherë klauzolën e tij prej 250 milionë eurosh.
Messi, do të nënshkruante një kontratë pesëvjeçare dhe do të përfitonte rreth 50 milionë euro në sezon.
Këtë lëvizje, gazetari italian e quan si përrallën më të pazbuluar më parë. /IndeksOnline/