08:54 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / C E

Messi kishte një kërkesë të veçantë në kontratën e tij te PSG

Lionel Messi gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar kontratën me PSG-në dhe do të jetë në Paris për dy sezonet e ardhshme me mundësi zgjatje edhe për një tjetër.

Në kontratë, ish-sulmuesi i Barcelonës ka vendosur një klauzolë të veçantë, shkruan Indeksonline.

Messi ka kërkuar që të mos ndalohet asnjë herë kur të ketë ndeshje ndërkombëtare me Argjentinën.

34 vjeçari ka kërkuar që të bashkohet me fituesit e Copa America sa herë që kanë ndonjë ndeshje, si zyrtare dhe miqësore.

Kështu, PSG nuk do të jetë në gjendje ta pengojë atë nga përfaqësimi i vendit të tij kur të jetë mundësia e zgjedhjes.

Për më tepër, është rënë dakord që stafi i Argjentinës të ketë qasje në objektet e PSG-së.

Messi do të përfitoj 35 milionë euro në vit apo 2.91 milionë në muaj. /IndeksOnline/