Messi: Kjo është Barca e vërtetë
Barcelona ka mposhtur Manchester United me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi futbollisti më i mirë në skuadër, Lionel Messi.
Ylli argjentinas ka thënë se kjo është Barcelona e vërtetë, shkruan Indeksonline.
“Ishte spektakolare. Kjo është Barcelona e vërtetë. Në minutat e para ishim pak të ftohtë dhe nervozë, por më pas erdhën golat dhe bëmë një paraqitje fantastike”, ka thënë Messi.
Kujtojmë se Barca në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Porto – Liverpool. /IndeksOnline/