20:38 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Messi konfirmon se mund të darkojë me Ronaldon

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo me të vërtetë shijuan shoqërinë e njëri-tjetrit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve UEFA muajin e kaluar.

Në fakt, kishte edhe një ofertë për të darkuar së bashku.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë, nuk kemi bërë ende një darkë së bashku, por shpresoj në të ardhmen,” tha Ronaldo.

Por, a do të ndodhë ajo darkë në të vërtetë apo ishte thjesht Ronaldo miqësor?

Në një intervistë për Sport , Messi është pyetur nëse ai do ta pranojë ftesën e yllit portugez.

“Po, nuk kam ndonjë problem me këtë,” u përgjigj ylli i Barcelonës.

“Unë gjithmonë kam thënë që nuk kam ndonjë çështje me të. Ne mund të mos jemi miq sepse nuk kemi ndarë kurrë një dhomë zhveshjeje së bashku, por gjithmonë e shoh atë në ceremoni çmimesh dhe nuk ka asnjë problem. Nuk e di nëse do të ketë një darkë sepse nuk e di nëse shtigjet tona do të kalojnë për arsye të dukshme, secili prej nesh ka jetën tonë dhe angazhimet tona” – përfundoi ai./Indeksonline/