75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Messi kthehet në Barcelonë për të inauguruar Qendrën e Kancerit Pediatrik

Është bërë inaugurimi i Qendrës së Kancerit Pediatrik SJD në Barcelonë.

Hapjen e bëri Lionel Messi, ish-lojtar i Barcelonës, pasi fondacioni i tij ka ndihmuar shumë në zhvillimin e këtij projekti, transmeton Indeksonline.

Kompleksi i përmendur filloi të ndërtohet në vitin 2018 , datë prej së cilës argjentinasi ka marrë përgjegjësi për ecurinë e këtij projekti, andaj nuk mund të mungonte hapja madhështore.

Qendra Pediatrike e Kancerit SJD do të kujdeset për vajzat dhe djemtë, gjithashtu edhe adoleshentë me sëmundje e kancerit, si dhe për familjet e tyre. 

Kjo qendër shëndetësore do të ketë kapacitet për të ofruar kujdes për katërqind pacientë, duke e rritur kapacitetin e saj për 30 për qind më shumë sesa shërben aktualisht, me synimin që të bëhet një nga qendrat më të rëndësishme në botë./Indeksonline/