Messi: Kurrë s’ma ka bërë aq përshtypje Topi i Artë, e doja gjithmonë suksesin ekipor dhe jo personal

Lionel Messi në konferencën e tij të parë për shtyp në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shfaqur tejet në disponim. Futbollisti më i mirë në botë ka treguar se çfarë po e pengon në javët e para në jetën e re në SHBA.
“Po adaptohem paksa me vështirësi me motin e nxehtë dhe të lagësht në Miami. Ndryshe është e kundërta e asaj që ndodhi në Paris, ku kishte më shumë shi. Miami është qytet me shumë latin dhe kjo ma bën më të lehtë” ka thënë Messi.
Superylli foli edhe për mundësinë e fitimit të tij të tetë të Topit të Artë.
“Kupa e Botës ishte çmimi im më i madh. Tani po e shijoj momentin dhe sinqerisht nuk e mendoj. Nëse fitoj, është mirë, dhe nëse jo, nuk është keq. Megjithëse Topi i Artë është një çmim shumë i bukur, unë kurrë nuk i kam kushtuar rëndësi të madhe. Gjëja më e rëndësishme për mua ishin gjithmonë trofetë e ekipit” deklaroi Messi./Indeksonline/