75 Mall Live Search
23:50 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / C E

Messi lë mbrapa edhe Pelen, Barcelona e fortë për Valladolidin

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 0-3 në ndeshjen si mysafir i Valladolidit në kuadër të javës së 15-të të La Ligas.

Katalonasit bënë një ndeshje mjaftë të mirë duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Lenglet në minutën e 21-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Realizator i golit të dytë ishte Braithwaite në minutën e 35-të.

Në minutën e 65-të, Lionel Messi shënoi golin e tretë në këtë ndeshje duke u bërë lojtari më me shumë gola me një skuadër.

Argjentinasi ka shënuar golin e 644, një më shumë se Pele që kishte 643 gola me Santosin.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e pestë me 24 pikë. /IndeksOnline/