13:05 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi, Lojtari i Javës në Ligën e Kampionëve

Lionel Messi është shpallur Lojtari i Javës në Ligën e Kampionëve.

Sigurisht UEFA nuk e ka pasur asnjëherë më lehtë se kësaj radhe në përzgjedhje, pasiqë paraqitja e argjentinasit ndaj Liverpoolit ishte e jashtëzakonshme.

Messi mposhti në garë dy mesfushorët e talentuar të Ajaxit, De Jong dhe Van de Beek, poashtu edhe bashkëlojtarin e tij në sulm Luis Suarez. /IndeksOnline/