75 Mall Live Search
09:58 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / C E

Messi mbledh burrat, babai i argjentinasit arrin në Barcelonë për tu sqaruar me Bartomeun

Sot mund të zgjidhet përfundimisht çështja e Lionel Messit.

Babai i yllit argjentinas, Jorge ka arritur në Barcelonë për tu takuar me Bartomeun dhe për të diskutuar mbylljen e marrëveshjes.

Messi ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Camp Nou dhe është raportuar madje se ka një marrëveshje me Manchester Cityn.

Gjatë ditës, Jorge Messi dhe numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të takohen dhe shpresojnë që të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për të dyja palët. /IndeksOnline/