75 Mall Live Search
19:33 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Messi: Me CR7, Juventusi skuadër edhe më e mirë

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi pohon se Juventusi është skuadër më e mirë me Cristiano Ronaldon dhe një kandidat serioz për ta fituar Champions Leaguen.

Rivaliteti i Messit dhe Ronaldos ka dominuar futbollin spanjoll për një dekadë, derisa portugezi e la Real Madridin në drejtim të Juventusit për një marrëveshje në vlerë të 112 milionë euro.

”Të jesh në një kampionat të njejtë me të dhe ta sfidosh skuadrën e tij për të fituar gjithçka ishte e këndshme”.

”Cristiano ishte lojtar i mrekullueshëm në La Liga dhe Real Madrid. Duelet tona me ta ishin të bukura”.

”Çdo skuadër do ta mungonte Cristianon sepse ai gjithnjë shënon shumë gola, por Reali ende ka lojtarë të shkëlqyer”.

”Juventusi është një skuadër shumë e mirë. Ata janë kandidat serioz në Champions League”, shtoi portugezi./IndeksOnline/