12:51 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Messi me fat i shpëtoi kartonit të kuq

Lionel Messi edhe një herë tjetër ishte vendimtar në fitoren e Barcelonës 2-0 kundër Espanyolit. Argjentinasi shënoi dy golat, njërin prej tyre nga goditja e lirë.

“Pleshti” ka arritur të shënoi të paktën 40 gola në 10 edicionet e fundit rresht.

Megjithatë Messi ishte me fat që nuk u përjashtua pasi që goditi në këmbë një futbollist të Espanyolit.

Në rrjetet sociale tifozët kanë reaguar duke kërkuar shpjegim për këtë situatë. /Indeksonline/