20:22 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Messi me fjalë befasuese për rikthimin e Neymarit te Barça

Argjentinasi, Lionel Messi ka folur përsëri për rikthimin e mundshëm të Neymarit te Barça, mirëpo kësaj radhe ka thënë disa fjalë befasuese.

Ai ka treguar se ka njerëz mbrenda klubit të cilat dëshirojnë që Neymar të mos kthehet te Barcelona.

” Ka njerëz në klub dhe anëtarë që nuk duan që ai të kthehet. Ai është një nga më të mirët në botë, por është e kuptueshme.”

Ai po ashtu ka treguar ka vështirësi që ta kthejnë Neymarin te katalunasit. “Ishte e vështirë për ta parë atë të largohet, për shkak se si u largua nga Barcelona”./Indeksonline/.