18:36 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Messi, më i vlerësuari i ndeshjes

Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Getafes në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në La Liga.

Klubi katalunas ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke i qëndruar si hije liderit, Real Madridit, i cili ka pikë të barabarta, por me një ndeshje më pak.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Antoine Griezmann (33’) dhe Sergi Roberto (38’) për vendasit, ndërsa Angel (66’) për mysafirët.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Messi, i cili u vlerësua me notë 8.3.