13:01 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Messi me një rekord të ri

Lionel Messi ka fituar një tjetër trofe në karrierën e tij.

Ylli argjentinas ka arritur që të fitojë trofeun e “Leagues Cup”,  me skuadrën e Inter Miamit, e cila mposhti në finale Nashville pas ekzekutimit të penaltive 10-9, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1, me Messin që shënoi golin për Inter Miamin.

36-vjeçari me fitimin e këtij trofeu u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, me gjithsej 44 tituj, duke tejkaluar ish bashkëlojtarin e tij Dani Alves, që ka 43 sosh./IndeksOnline/