Messi me shokë në Arabi, gati për ndeshjen kundër Ronaldos

Lionel Messi së bahsku me skuadrën e Inter Miamit ka zbarkuar në Riad të Arabisë Saudite.
Klubi amerikan gjatë javës së ardhshme do të luaj dy ndeshje miqësore, shkruan IndeksOnline.
Inter Miami fillimisht do të luaj me skuadrën e Al-Hilal me 29 janar, ndërsa pas tre ditëve ne 1 shkurt do të luaj me Al Nassr.
Pikërisht ndeshja e dytë do të jetë speciale, pasi Lionel Messi do të luaj kundër rivalit të tij më të madh në vitet e fundit, Cristiano Ronaldos.
Kjo mund të jetë ndeshja e fundit mes dy futbollistëve më të mirë në botë në 20 vitet e fundit./IndeksOnline/