75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / L A

Messi merr një ofertë nga Arabia Saudite

Lionel Messi është lidhur me një largim nga Inter Miami.

Ai nuk pritet që të vazhdojë kontratën e tij me skuadrën nga Florida, e cila i skadon në fund të këtij viti.

Siç raporton “L‘Equipe”, për argjentinasin ka shprehur interesim skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli, ku për disa javë, janë përpjekur ta bindin fituesin e tetëfishtë të “Topit të artë”.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Messit lidhet me Arabinë Saudite, pasi që më parë kishte interesim edhe nga gjiganti arab, Al-Hilal.

Që prej iu bashkua skuadrës së MLS-së, Messi ka bërë 64 paraqitje duke shënuar 52 gola dhe 25 asistime si dhe arriti të fitonte Supporters Shield si dhe Leagues Cup./IndeksOnline/