75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Messi mesazh Neymarit: Eja te Barcelona, unë largohem pas dy vjetësh

France Football tërheq vëmendjen mediatike sportive me një lajm të bujshëm.

Sipas një reviste franceze Lionel Messi i ka dërguar një mesazh brazilianit Neymar Jr, të cilit i ka bërë thirrje të transferohet para vitit 2021 te Barcelona sepse pas 2 sezonesh do të jetë vetë ylli argjentinas, që do të largohet nga blaugranët.

“Së bashku mund të fitojmë Champions Leaguen, dua që të rikthehesh. Pas 2 vjetësh do të largohem, kështu që do të mbetesh vetëm dhe do të marrësh vendin tim”, mësohet t’i ketë thënë Messi, brazilianit Neymar.

Sinjale këto se 5-herë fituesi i Topit të Artë po luan sezonin e tij të parafundit me Barçën dhe do të largohet pikërisht në vitin që do t’i skadojë kontrata në verën e 2021-s, kur Leo të jetë 34 vjeç.