MESSI, MESSI, MESSI -“Pushton” titujt e gazetave në Spanjë

Tashmë temë më e diskutuar nga njerëzit dhe mediat në Spanjë është largimi i Messit nga Barcelona.
Messi i ka paralajmëruar udhëheqësit e Barçës se nuk do të jetë më pjesë e klubit “katalanas”, ndonëse ende nuk e ka bërë të ditur të ardhmen e tij, shkruan IndeksOnline
Në shtypin spanjoll nuk publikohet një lajm nëse pjesë e saj nuk është Messi.

Në gazetat më të njohura atje, si MARCA, SPORT, MUNDO DEPORTIVO dhe AS janë ato që shkruajnë pothuajse çdo ditë rreth të ardhmës dhe çdo gjë tjetër për Messin.



I kërkuar nga shumë klube, Messi pritet që shumë shpejt të vendos për të ardhmen e tij, a do të qëndrojë apo të largohet përfundimisht nga Barcelona.