75 Mall Live Search
15:18 / E Mërkurë, 28 Gusht 2019 / indeksADMonline

Messi mund të mungojë edhe në Ligën e Kampionëve

Leo Messi ka munguar në dy ndeshjet e para të La Ligas për Barcelonën.

Ai nuk u paraqit për shkak të një dëmtimi të pësuar në pulpën e këmbës së djathtë.

Thuhej se Messi do të rikthehej në fushë pikërisht në ndeshjen ndaj Betisit, por një gjë e tillë nuk ndodhi, transmeton Indeksonline.

Raportohet se gjendja e tij është përkeqësuar dhe se ai mund të mbetet jashtë fushave për një kohë më të gjatë.

Sipas Radio Catalunya-s, thuhet se frika e skuadrës së Barcelonës është e madhe për shkak se ai mund të mungojë 30 ditë, duke humbur kështu edhe ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kampionëvë./Indeksonline/