Messi ndan fotografinë emocionuese me Maradonën
Në 5-vjetorin e vdekjes së legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, u kujtua kontributi i tij i pashoq në fushën e blertë të futbollit.
Në mesin e shumë figurave të futbollit, Maradona u kujtua edhe nga legjenda moderne, lojtari që konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Messi, shkruan IndeksOnline.
Messi ka ndarë një fotografi duke perqafuar “El Pibe de Oro”, në formatin bardh-e-zi.
Maradona u nda nga jeta 25 nëntorin e vitit 2020, në moshën 60-vjeçare.
Në ditët e fundit të jetës së tij, ai po trajtohej në një spital në vendlindje, pasi zemra e tij kishte dështuar së funksionuari./IndeksOnline/


