75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 20 Gusht 2020 / C E

Messi ndërpret pushimet, takohet me Koemanin

Si duket Koeman do ta ndërtoj skuadrën e tij të re rreth Lionel Messit.

Para fillimit të stërvitjeve, trajneri i ri i Barcelonës do të takohet me yllin argjentinas për të biseduar rreth të ardhmes dhe objektivave.

Sipas “TyC Sport”, Messi ka ndërprerë pushimet vetëm e vetëm për të realizuar këtë takim.

Pas ardhjes së Ronald Koeman duket se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndroj përkundër zërave se ai mund të largohej. /IndeksOnline/