75 Mall Live Search
18:50 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Messi: Ndihem i lënduar nga gazetarët, ka shumë njerëz fallco!

Leo Messi dhe zyrtarisht  është pjesë e Barcelonës së paku edhe për një vit.

Këtë e ka konfirmuar vet argjentinasi, përmes një interviste ekskluzive dhënë për faqen më të madhe të sportit në botë, “GOAL”, përcjellë Indeksonline


Ai tha se ndihet i lënduar për faktin se si disa gazetarë kanë shkrujtur për të, madje ai e kuptoi fytyrën e vërtetë të disa prej njerëzve.


“Ndihem i lënduar për gjërat që kam dëgjuar nga njerëzit, nga gazetarët”, tha fillmisht Messi.

“Kjo gjithashtu më ndihmoi të shoh se se kë e kam mik dhe se kush është kush. Ka shumë njerëz fallco”.

“Më lëndoj kur dashuria ime për këtë klub u vu në dyshim. Dashuria ime për Barçën nuk do të ndryshojë kurrë”, tha Messi.